Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Mamurras gjatë mbrëmjes së sotme. Në afërsi të mbikalimit të Milotit, mjeti tip “trajler” me drejtues shtetasin A.L, ka përplasur një çiklist ende të paidentifikuar.

Ky i fundit nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe si pasojë ka humbur jetën në vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen verifikimet e nevojshme për identifikimin e faktorëve që çuan në këtë aksident të rëndë dhe identifikimin e viktimës. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Plotë:

Kurbin/Informacion paraprakRreth orës 18:45, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen .Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.