Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në nënkalimin e Fushë-Krujës, por që fatmirësisht pë të lënduar rëndë.

Sipas policisë, nga ky aksident është plagosur lehtë shtetasi me inicialet E.B., drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI

Krujë/Informacion paraprak.

Rreth orës 18:55, tek nën kalimi i Fushë-Krujës, një automjet me drejtues shtetasin E. A., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.