Ish-Kryeministri Sali Berisha, teksa ka folur për situatën e krijuar në PD, ka treguar dhe se si ka ardhur Lulzim Basha në krye të PD.

Berisha u shpreh përveç Bashës dhe Sokol Olldashit nuk u paraqit njeri tjetër për të kandiduar për kreun e PD.  Lideri historik i PD tha se Olldashi gaboi pasi  bëri fushatën sikur strukturat të ishin me të dhe anëtarësia me ish-liderin.

Sali Berisha: Hynë në garë vetëm Basha dhe Olldashi. Olldashi u ul me mua në një lokal dhe i thash ik se nuk fiton… Olldashi ishte njeri shumë i zgjuar, kishte veti prej lideri, por ku gaboi ai…

Rakipi: Që nuk mori anën tende…?

Sali Berisha: I ndjeri bëri një gabim, tha strukturat janë të dhe fushatën e bëri sikur anëtarësia është me mua. Ai nuk e kuptoi se nga Berisha deri te kryetari i degës nuk ishin aq të pëlqyera pas humbjes. Gjithmonë pas humbjeve faji është proporcional, por më i madh i kryetarit.

Këtë deklaratë Berisha e tha tek emisioni “Të Paekspozuarit” të MCN.tv.