Fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm

Afrimi I vestave të fundvitit ka bërë që inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dega Elbasan të shtojnë kontrollet në të gjithë subjektet tregëtarë. Drejtori I AKU Elbasan thotë se kontrollet e imtësishme kanë filluar që në fund të muajit Nëntor me qëllim që konsumatorët të jenë të sigurt për produktet që do të blejnë.

Kurti njofton të gjithë drejtuesit e subjekteve që të veprojnë komform ligjit pasi në të kundërt do të përballen me masa ndëshkuese sipas ligjit.

Edhe qytetarët duhet të tregohen më të përgjegjshëm dhe më të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe në mënyrë që të mos bien pre e abuzuesve.

AKU fton qytetarët se në rast se konstatojnë produkte të cilët dyshojnë se janë jo të sigurtë apo I ka kaluar data e skadencës të raportojnë në portalin info@aku.com.