Një grua është personi i parë që vaksinohet me dozën e katërt në Izrael.
Ajo quhet Orna Rahminov dhe është infermiere në spitalin Shbea në Tel Aviv, e cila ka filluar një studim mbi efektivitetin e përforcuesit të dytë që do t’u injektohet rreth 150 anëtarëve të stafit mjekësor të spitalit.
Izraeli është vendi i parë që zgjodhi dozën e katërt megjithatë ka shtyrë nisjen e fushatës në pritje të reagimeve të reja.
”I nderuar që jam zgjedhur – tha Rahminov në faqen e spitalit në Facebook – kam besim në vaksinat”.
Spitali Sheba në Tel Aviv do të nisë sot një studim mbi efektivitetin e administrimit të dozës së katërt të vaksinës kundër Covid.
Studimi – i pari në botë sipas mediave dhe në kontakt të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë – përfshin 6000 njerëz, përfshirë 150 punonjës shëndetësorë nga spitali.
“Hulumtimi – tha profesori Gili Regev-Yochay – do të testojë efektet e dozës së katërt në nivelet e antitrupave në parandalimin e ngjitjes dhe do të kontrollojë sigurinë e tij”.
Izraeli e ka pezulluar nisjen e një fushate të mundshme të katërt vaksinimi në pritje të kontrolleve të mëtejshme.
Ndërkohë, ministria e shëndetësisë ka dhënë leje urgjente për përdorimin e ilaçit oral të Pfizer Paxlovid kundër sëmundjes.
Izraeli ka porositur mijëra doza me synimin për të luftuar variantin Omicron: doza që pritet të mbërrijnë në vend të mërkurën e ardhshme.