Dy punonjës të OSHEE-së kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, teksa kanë qenë duke riparuar një linjë elektrike në zonën e Memaliajt.
Për pasojë shtetasi A. M., është dëmtuar rëndë, i cili u transportua për në spitalin Gjirokastër dhe shtetasi A. H. ka marrë dëmtime të lehta.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në fshatin Çërrilë, Memaliaj, shtetasit A. H., 55 vjeç dhe A. M., 54 vjeç banues në Çërrilë, Memaliaj (Punonjës të OSHEE), duke punuar në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Për pasojë shtetasi A. M., është dëmtuar rëndë, i cili u transportua për në spitalin Gjirokastër dhe shtetasi A. H. ka marrë dëmtime të lehta.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.