Princi Harry mund të zbulojë shumë gjëra emocionale në librin me kujtime që do të botojë në të ardhmen. Në të do të flitet edhe për lëndimin e madh dhe që ai pësoi si anëtar i familjes mbretërore.

Peter Hunt, një komëntator i familjes mbretëore sugjeroi se Harry është i pakënaqur me mënyrën se si familja e trajtoi largimin e tij vitin e kaluar, si dhe marrëdhënien e tij me vëllain Princin William.

Raportohet se marrëdhënia e vëllait u tensionua pas martesës së Harry-t me Meghan Markle dhe Duka i Sussex-it zbuloi në intervistën e tij kontroverse të Oprah Winfrey se lidhja e tij me babain e tij Princin Charles gjithashtu ishte prekur.

I pyetur nëse Harry mund të rregullonte marrëdhënien e tij me Princin William, Hunt tha për LBC:

“Unë mendoj se nuk ka asnjë mënyrë që të bëhet sepse ai premtoi që kujtimet e tij të jenë një tregim i vërtetë. Ai qartazi ka një lëndim të madh për mënyrën se si u trajtua largimi i tij nga Familja Mbretërore dhe mendoj se ai do të detajojë prishjen e marrëdhënies së tij me babain. Mos harroni në intervistën e Oprah, ai foli për babain e tij që nuk i kthente telefonatat, prishjen e marrëdhënies së tij me vëllain e tij Ëilliam, dhe detaje të tjera në lidhje me të. Unë mendoj se në një moment, institucioni mund të reflektojë se si mund ta kishte trajtuar atë ndryshe”, tha Hunt.