Një person i armatosur ka sulmuar ditën e sotme selinë e partisë pro-kurde HDP në Stamboll.
Mediat turke shkruajnë se një burrë i armatosur me armë dhe thikë ka hyrë në ndërtesë duke kërcënuar se do të vriste anëtarët që ndodheshin brenda.
Kryetari i HDP-së në provincën e Stambolit Ferhat Encu shkroi në llogarinë e tij në Twitter:
”Kishte një tentativë sulmi të armatosur kundër ndërtesës së qarkut tonë Bahçelievler të Stambollit. Një fatkeqësi e madhe u shmang. Sulmuesi është arrestuar’.