Varianti i ri i COVID-19, “Omicron”, ka goditur çdo sektor, përfshirë dhe futbollin.
Rritja e ndjeshme e infektimeve me SARS-COV-2 bën që qeveria italiane të mendohej edhe njëherë sa i përket rregullave në stadiumet e futbollit.
Qeveria italiane ka ashpërsuar masat teksa nga 75% e kapacitetit tani më me një vendim të fundit tashmë kjo reduktohet deri në 50% të kapacitetit.
Një hap pas kjo për Serinë A dhe skuadrat e tyre.
Hyrja në stadiume do të jetë sërish me “Green Pass” ose me dëshminë e shërimit nga COVID-19.
Këto rregulla do të hynë në fuqi në 6 janar, datë që përkon në rifillimin e kampionatit.