Një 25-vjeçare nga Shqipëria është arrestuar në Koblenz të Gjermanisë.

Sipas medieve gjermane, ajo akuzohet se ka vrarë një person në apartamentin e saj më 26 dhjetor.

Mediat lokale theksojnë se krimi ka ndodhur të dielën, pas një sherri në apartamentin e autores së vrasjes.

Viktima është një 37-vjeçar me origjinë nga Iraki, por me nënshtetësi gjermane.

Shqiptarja 25-vjeçare është vendosur nën arrest, për shkak të frikës së një arratisje të mundshme.

Prokuroria ende nuk ka sqaruar shkaqet e këtij krimi të rëndë. Mediat raportojnë se nuk dihet as arsyet e sherrit mes tyre.