Një aksident tjetër është shënuar pasditen e sotme në Sukth.
Bëhet me dije se aksidenti është shënuar vetëm pak momente më parë dhe se janë përfshirë 4 ose 5 makina.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky aksident, ndërsa pritet që në vendngjarje të mbërrijë edhe ambulanca.
Nga aksidenti është krijuar dhe trafik I rënduar. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.