Policia e Elbasanit në bashkëpunim me “Shqiponjat” e ka nisur vitin duke zhvilluar kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente që mendohet se përdoren dhe frekuentohen nga personat me precedent penal dhe me rrezik të lartë shoqëror.

Këto kontrolle janë zgjedhur të bëhen nga policia në një ditë pushimi pas festës së ndërrimit të viteve, si një strategji për t’i kapur në befasi personat me precedent penal apo që cilësohen të rrezikshëm.

Është ende e paqartë nëse policia ka qenë në kërkim të ndonjë personi specifik apo bëhet fjalë për kontrolle rutinë për të luftuar paligjshmërinë.

Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e 2 janarit, ndërsa ende nuk ka detaje të tjera që priten të bëhen publike në orët në vazhdim.