Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket i kënaqur me marrëveshjen e arritur me 13 parti të tjera për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Madje, përmes një postimi në Facebook, kryedemokrati shprehet i bindur se më 25 Prill koalicioni “Aleanca për Ndryshim” fiton.
“Ka ardhur koha të ndryshojmë. Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton“, shkruan Basha.
Partitë që do të marrin pjesë në koalicioni opozitar:
1. Partia Demokratike Lulzim Basha
2. Partia Republikane Fatmir Mediu
3. Partia Agrare Ambientaliste Agron Duka
4. Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi
5. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi
6. Partia Demokristiane Nard Ndoka
7. Partia Fryma e Re Demokratike Bamir Topi
8. Partia e Ballit Kombëtar Artur Roshi
9. Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule
10. Partia Bashkimi Liberal Demokrat Arian Starova
11. Partia Bashkimi Demokrat Ylber Valteri
12. Partia Mendimi i Djathtë Liberal Mustafa Lici
13. Partia Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhami
14. Partia Kristian Demokrate Dhimitër Muslia
Ora News