Beatrix Ramosaj ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të Big Brother VIP për shkak të lidhjes që krijoi me Donald Veshaj.
Ditën e djeshme, ajo u bë sërish kryefjalë e mediave pasi u raportua se emri i vërtetë i saj është Behigje Ramosaj.
Por lidhur me këtë ka reaguar vetë nëna e saj, Antigona përmes një postimi në rrjete sociale.
Ajo ka publikuar pasaportën e së bijës dhe emrin e saj Beatrix. “A jeni të qartë se si e ka emrin Beatrixa”, ka shkruar Antigona.
Kujtojmë që këngëtarja është kritikuar shumë për romancën që nisi brenda shtëpisë së famshme.
Ndjekësit mendojnë se ajo ka ndërhyrë mes Donaldit dhe moderatores së njohur Bora Zemani.