Një grup deputetësh nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, të udhëhequr nga Sali Berisha ka njoftuar se mesditën e sotme në orën 12:00 do të shkojnë në selinë blu ku do të japin një deklaratë për mediat.
Dera kryesore është e mbyllur, pasi godina është në rikonstruksion. Mbetet për t’u parë nëse deputetët e grupit të Berishës do të futen brenda në seli apo do ta japin deklaratën te shkallët.
Sot skadon ultimatumi që Sali Berisha i vendosi Lulzim Bashës për t’u larguar nga selia, ose në të kundërt ai ka paralajmëruar se do ta “nxjerrim butësisht” në protestën e datës 8 Janar./