Ish presidenti i Republikës Bamir Topi jep dorëheqjen nga posti i Frymës së Re Demokratike.
“Jam dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme nga detyra e kryetarit të FRD-së“, shprehet ndër të tjera Topi.
Vendimi i Topit vjen pak orë pasi Fryma e Re Demokratike u zyrtarizua si pjesë e koalicionit opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim” dhe pas marrëveshjes mes Sali Shehut dhe Lulzim Bashës në selinë blu.
Burime për Ora News theksojnë se kryesimin e FRD-së e merr pikërisht Sali Shehu.
Ora News