Jordan Belshi kap kryqin
Jordan Belshi është 17-vjeçari nga Shtërmeni I Elbasanit I cili kapi kryqin në ceremoninë e zhvilluar me rastin e festës së Epifanias apo siç njihet ndryshe nga besimtarët Orthodoks festa e hedhjes së kryqit në ujë. Ashtu si vitet e mëparshme edhe këtë vit ceremonia u zhvillua nën drejtimin e Mitropolitit të Elbasanit që në orët e para të mëgjesit. Mesha e rastit u mbajt pranë kishës së Shën Kollit dhe më pas besimtarët u zhvendosën në ambientet që ishin zgjedhur për të bërë hedhjen e kryqit. Pas sfidoi temperaturat të cilat sot ishin në favor të të rinjëve ai që ia doli ta kapte ktyqin ishte Jordan Belshi.
Me rastin e ditës edhe Mitropoliti I Elbasanit përcolli urimin e tij.
6 Janari njihet si festa e Ujit të Bekuar. Fillimisht ishte vetëm një festë e “shfaqjes së Perëndisë” në botë, në formë njerëzore. Ajo përfshinte kremtimin e Lindjes së Krishtit, adhurimin e Magëve dhe gjithë ngjarjet e fëmijërisë, si rrethprerjen dhe paraqitjen në Tempull, si edhe pagëzimin prej Joanit në Jordan.
Nuk ka dyshim, që kjo festë, si edhe Pashka u kuptua si përmbushja e një feste të mëparshme judaike, në këtë rast, Festa e Dritave. Epifaní do të thotë shfaqje e sipërme. Festa quhet shpesh, sikurse është në librat e shërbesave orthodhokse, Theofaní, që do të thotë shfaqje e Perëndisë.