Një pjesë e territorit është zgjuar e mbuluar nga dëbora. Kukësi, Tropoja, Puka, Dibra, Hasi por edhe zona të tjera pas ditëve me mot të pazakontë për stinën tashmë po përballen me dimrin e vërtetë.https://www.youtube.com/embed/1Xdg4r9LUSw?feature=oembed
“Reshjet e borës përfshin pjesen më të madhe të territorit të bashkisë Pukë. Punonjësit tanë të shërbimeve që prej ores 03:00 kanë nisur punen për pastrimin e akseve rrugore, të cilat këtë mëngjes nuk krijuan vështirësi për qytetarët.
Reshjet e bores vijonin ende, ndërkohë që deri në këto momente nuk ka asnjë vështirësi si pasojë e kushteve atmosferike. Shkollat janë hapur dhe pritet të nisin procesin mësimor normalisht, ndërkohë që kanë ngrohje optimale” njofton bashkia e Pukës.
Situata në Qarkun Kukës
Situata e motit gjatë natës është shoqëruar me reshje shiu me intensitet të lartë dhe në orët e para të mëngjezit me reshje bore në gjithë territorin e Qarkut Kukës. Lartësia borës në Bushtricë (Vasije) 30 cm, në Tropojë 15 cm dhe në Qafë Prushi 30 cm. Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:
>Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.
Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.
>Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme.
>Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.
>Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.
> Furnizimi me energji elektrike është normal, përveç, Nj.Ad Kolsh, Malzi, Surroj Bicaj , Ujmisht, Bushtricë dhe Grykë Çajë bashkia Kukës, Nj.Ad Llugaj bashkia Tropojë dhe Nj.Ad Fajza bashkia Has. Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente.