Një javë më parë festoi 37-vjetorin e lindjes, por basketbollisti LeBron James është ende protagonist me Lakers. Ylli i NBA-së po shkëlqen në parket edhe në këtë moshë, duke qenë lider në prrket dhe udhëhequr ekipin kalifornian drejt fitoreve.
Duke folur prë mediat, James tregon sekretin e tij: “Sekreti im? Fle shumë. Pasi mbaron ndeshja vë një borsë me akull në shpinë dhe kujtoj të gjitha telsahet që kam kaluar. Zakonisht fle 12 orë në ditë, për të rikuperuar energjitë, ndërkohë që edhe fëmijët më argëtojnë e shplodhin shumë”.
Pas problemeve fizike që “king James” pati këtë fillimsezon, duket se tashmë është në formën optimale. “Po përmirësohem dita-ditës dhe ndihem gjithnjë e më mirë. Kjo do të thotë të jem në vendin e duhur në momentin e duhur. Ekipi po rritet gradualisht, ndërkohë që jemi një grup tërësisht i ri këtë sezon”, tha LeBron James.