Taulant Balla në Fier inspekton shkollën e mesme bujqësore në Fier.

“Ne fillojmë vitin 2022 me një mesazh konkret tek kjo shkollë bujqësore e cila nuk është vetëm për bashkinë Fier por do të jetë qendra më e madhe e arsimit profesional të mesëm bujqësor në Shqipëri. Ky investim është shumë i madh i cili synon që në një kohë të shkudër rikonstruksioni i plotë i shkollës, i konvikteve, e femrës dhe kjo shkollë do të prodhojë produkte bio të kësaj shkolle. Kjo qëndër do të jetë multi-funksionale, do t’i ftoj që sot familjet që kanë dëshirë që fëmijët e tyre të shkojnë në një shkollë të mesme bujqësore, ta planifikojnë që tani që në shtator janë të mirëpritur në Fier dhe për të regjistruar fëmijët e tyre në një konvikt dhe shkollë të rikonstruktuar. Konvikti do të jetë me standardet më të mira, një hotel me 4 yje. Ndërkohë qëllimi ynë është që të rikonstruktojmë edhe konviktin tjetër me qëllim që të kiemi kapacitete të plota, për ta kthyer Fierin në kryeqytetin e arsimit profesional të mesëm me fokus bujqësinë.

Pengohet ky fillim i ri viti nga situata politike e PD, ku nj3ë pjesë e mirë e të rinjve po ikin nga Shqipëria? “Edhe konvikti bujqësor po rikonstruktohet sic po rikonstruktohet edhe PD-ja por këtu nuk po përdorim dyer hekuri sepse nuk janë të nevojshme”, tha Balla.