Një pjesë e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha janë zhvendosur në pjesën e pasme të selisë së PD-së, pasi tentojnë që të hyjnë brenda godinës.
Gazetarja Dorjana Bezati raporton për BalkanWeb se protestuesit kanë nisur të dëmtojnë kamerat e sigurisë së PD-së. Mësohet se ata kanë thyer disa prej tyre, ndërsa disa të tjera i kanë kthyer me pamje nga sipër, për të mos filmuar asgjë.