Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve.

“Lulzim Basha hiq dorë nga dhuna, largo rrugeçërit nga shtëpia e demokracisë. Është prostestë paqësore, jemi në shtëpinë tonë”, tha Berisha.

Kjo thirrje e ish-kryeministrit Berisha erdhi pas sulmit që ju bë mbështetësve të tij, teksa tentuan të ngjiten në katin e dytë të selisë së PD.

(BalkanWeb)