Së fundmi, vdekja e një 35-vjeçari është bërë tema më e diskutuar në internet në Britaninë e Madhe, shkruan Upto Brain. Tashmë punonjësit e policisë janë në kërkim të vazhdueshëm se si ka ndërruar jetë personi? Disa burime pohuan se burri ka mbetur i bllokuar nga zjarri në një fermë kanabisi në një garazh të mbyllur. Ermal Qose, një shtetas shqiptar pa gjurmë në Britaninë e Madhe, u lokalizua nga zjarrfikësit në Clapton, në lindje të Londrës, në natën e Vitit të Ri. Ai u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht vdiq dy ditë më vonë.
Si vdiq Ermal Qose?
Një 33-vjeçar është akuzuar natën e ndërrimit të viteve për kultivim të kanabisit dhe më pas është liruar megjithëse vijon të jetë nën hetim. Jo vetëm ky, por një tjetër 26-vjeçar është arrestuar për vrasje nga pakujdesia dhe kultivim kanabisi, ky i fundit është ende në paraburgim.
Cili ishte shkaku i vdekjes së Ermal Qose?
Autoritetet e kanë regjistruar çështjen si vrasje nga pakujdesia dhe megjithëse oficerët kanë folur me një numër të madh banorësh, ende nuk kanë marrë informacion për të zbuluar se si u bllokua shqiptari brenda magazinës.
Rasti në fakt është misterioz dhe autoritetet po japin maksimumin për të gjetur shkakun e vërtetë të vdekjes së shqiptarit.