Sipas burimeve të Fax News, prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje ish kryeministrin Sali Berisha dhe kryedemokratin Lulzim Basha. Të dy do të thirren nga prokuroria në cilësinë e dëshmitarit lidhur me të gjitha zhvillimet e ndodhura në selinë e PD ditën e hënë në 8 janar ku u panë edhe skena dhune.
Nga të dyja palët ka pasur akuza të ndërsjellta sa i përket shfaqjeve të dhunës. Ish kryeministri Sali Berisha tha se protestuesit kishin shkuar për të demonstruar paqësisht dhe ishin provokuar duke u sulmuar nga brenda selisë së PD-së. Ndërsa Lulzim Basha deklaron vazhdimisht se protestuesit ushtruan dhunë duke shkatërruar ambientet e selisë blu me qëllim për të sulmuar edhe demokratët demorkatë që ndodheshin brenda.