Drejtuesja e zyrës juridike në Departmantin Anti-Korrupsion në Partinë Demokratike, Marinela Ziu, në një skenografi padyshim prekëse nga rrënojat e selisë së PD-së, ka treguar momentet e vështira që ka kaluar në protestën e datës 8 Janar.
Dëshmia e saj:
Unë quhem Marinela Ziu. Prej 9 vitesh drejtoj zyrën juridike në Departmantin Anti-Korrupsion në Partinë Demokratike. Mesditën e 8 janarit nuk kam për ta harruar kurrë, atë urrejtje të një grupi njerëzish që silleshin si bandë kriminale që nuk ka asnjë lidhje me demokratët dhe që ulërinin duke kërkuar vdekjen e vajzave, grave, djemve dhe burrave që ishin në krye të detyrës në selinë e partisë.
Në jetë nuk jam ndierë kurrë e kërcënuar apo e frikësuar, fatkeqësisht u ndjeva ashtu në selinë e shtëpisë sonë të përbashkët. 8 janari shënon distancimin total të Partisë Demokratike nga dhuna si një mjet politik brenda vetes edhe me kundërshtarin sepse forca jonë është fjala, forca jonë janë idetë.