Në listën me 111 vende nga e gjithë bota, shteti më i mirë për të punuar nga shtëpia ishte Portugalia pasi në këtë shtet moti është i qëndrueshëm, ka shumë vende për t’u argëtuar dhe ka kosto jo shumë të lartë jetese. Shqipëria zuri vendin e 15-të në listën globale, ndërkohë që në listën e vendeve evropiane ajo renditej e 9-ta.
Këto të dhëna erdhën nga Work from Wherever Index, i cili është burimi kryesor i informacionit për të gjithë personat që po kërkojnë të ndërtojnë një zyrë të re larg nga shtëpia për një periudhë kohore të caktuar. Për të zhvilluar këtë indeks, KYAK analizoi 111 vende të ndryshme dhe vlerësoi 22 faktorë nga 6 kategori të ndryshme: kosto e udhëtimit dhe aksesueshmëria, çmimet lokale, shëndeti dhe siguria, aftësitë e punimit nga largësia, jeta sociale dhe moti.
Pra, në këtë listë do të renditen vendet që ofrojnë kushtet më të mira për punimin nga shtëpia, ndërkohë që ju garantojnë argëtimin gjatë orëve të lira. Spanja renditet në vendin e dytë falë numrit të lartë të restoranteve dhe kafeneve për frymë dhe shpejtësisë së internetit. Rumania renditet në vendin e tretë kryesisht falë kostos së ulët të jetesës.
Për të arritur në vendin e 15-të, Shqipëria mundi Tailandën, Gjeorgjinë, Estoninë, Meksikën dhe shumë vende të tjera në garën globale. Vendi ynë merr vlerësime të larta në kategoritë e udhëtimit dhe çmimeve lokale, pasi ofron ndër çmimet më të ulëta të hoteleve në botë bashkë me kostot e jetesës dhe banimit. Shqipëria ofron gjithashtu leje qëndrimi për nomadët dixhitalë që dëshirojnë të qëndrojnë për më gjatë.
10 vendet më të mira që kombinojnë kushtet produktive të punimit nga shtëpia dhe mundësinë e argëtimit janë:
Portugalia
Spanja
Rumania
Mauritania
Japonica
Malta
Kosta Rika
Panama
Çekia
Gjermania