Një lëkurë e pastër, me shkëlqimin që të jep shëndeti i mirë nuk ka të paguar.
Kur vjen puna tek lëkura disa njerëz janë të bekuar nga natyra e ca nga genet e mira.
Lëkura, është ajo që na përfaqëson në pamje të parë dhe kërkon shumë mirëmbajtje dhe ushqim.
Stresi, ndotja mjedisore dhe faktorë të tjerë ndikojnë në përkeqësimin e saj.
Një lëkurë e pastër, me shkëlqimin që të jep shëndeti i mirë nuk ka të paguar.
Por përse të paguash shumë kur mund të provosh këto çajra të rëndësishëm bimorë të cilët përmbushin nevojat më bazike të lëkurës.
Shëndeti dhe bukuria e lëkurës nisin pikë së pari tek ushqimet që konsumoni.
Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët, polifenolët dhe substancat kundër inflamacionit përmirësojnë dhe mirëmbajnë shëndetin e lëkurës.
A ka një produkt ushqimor që i përmban të gjitha këto?
Patjetër që po. Ai është çaji.
Lëkura e fytyrës dhe çajrat
Ekspertët janë dakord me idenë se antioksidantët tek çaji luftojnë radikalet e lira që sulmojnë shëndetin e lëkurës dhe flokëve.
Këto antioksidantë e mbrojnë lëkurën edhe nga dëmet e rrezeve ultravjollcë dhe faktorët agresivë të ambientit.
Më poshtë do të gjeni një listë nga AgroWeb.org me çajrat më të mirë për lëkurën.
Çaji i Zi
Çfarë bën: Çaji i zi është plot me antioksidantë, vitamina dhe minerale si magnezi, kaliumi dhe zinku.
Të gjitha këto parandalojnë shenjat e plakjes, shfaqjen e kancerit dhe inkurajojnë rigjenerimin e qelizave.
Si ta përdorni: Çajin e zi mund ta mbani në ujë të valuar për 10 minuta.
Më pas mund të shtoni disa gjethe mente dhe t’i lini së bashku për 45 minuta.
Pasi e keni kulluar, zhysni një napë të pastër dhe me të lyeni lëkurën për të hequr çdo gjurmë inflamacioni ose problemi.
Nëse keni sy të enjtur, kafeina tek çaji ju vjen në ndihmë.
Mund të vendosni bustinat e çajit të zi në pjesën e rrathëve të syve përpara se të vendosni kremin.
Çaji kamomil
Çfarë bën: Ky është çaji më i mirë bimor kundër sëmundjeve të lëkurës, akneve, irritimeve apo përtharjes.
Kamomili përmban flavonoidë dhe terpenoidë që e zbusin dhe e ushqejnë lëkurën e fytyrës.
Si ta përdorni: Nëse e vendosni në lëkurë, çaji do e ushqejë, do largojë skuqjet dhe irritimin thonë ekspertët.
Pasi çaji të ketë zier përdorni një napë dhe vendoseni në zonat më problematike të lëkurës.
Çaji jeshil
Çfarë bën: Çaji jeshil po përfshihet në shumë produkte kozmetike dhe ushqimore.
Çdo gllkënkë e këtij çaji ju ushqen me antioksidantë. 15-20 përqind e përmbajtjes së çdo gjetheje përbëhet nga katekina, një antioksidant i fuqishëm.
Ky antioksidant largon radikalet e lira dhe shmang shenjat e plakjes.
Çajin pijeni rregullisht çdo ditë, thonë ekspertët.
Si ta përdorni: Mbushni dy lugë me gjethe të çajit jeshil dhe hidhni sipër tyre tre lugë me ujë të nxehtë.
Lërini për pak minuta.
Në një tigan të vogël të thellë hidhni një filxhan me vaj arre kokosi.
Kur të jetë shkrirë shtoni gjethet e çajit dhe disa pika nga një vaj esencial që ju përshtatet më shumë.
Uleni temperaturën dhe lërini të gjithë përbërësit të ziejnë ngadalë për 30 minuta.
Më pas kullojeni lëngun dhe futeni në frigorifer për 30 minuta të tjera.
Më pas futeni në një mikser dhe përzijeni për 3-5 minuta.
Ky krem zbutës mund të përdoret për 2 javë.
Xhenxhefili
Çfarë bën: Xhenxhefili ka një ndkim zbutës dhe qetësues për lëkurën sepse lufton inflamacionin.
Si ta përdorni : Thjesht duke nuhatur aromën e xhenxhefilit gjatë zierjes do të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe transferimin e oksigjenit.
Qërojeni dhe grijeni dhe ziejeni në ujë bashkë me pak lëng limoni dhe mjaltë.
Ekspertët rekomandojnë konsumimin e një luge gjelle me xhenxhefil të freskët e të grirë çdo ditë./AgroWeb.org