Home AKTUALITET SHËNDET Zgjimi herët në mëngjes është i mirë për shëndetin, këshillat që duhet...

Zgjimi herët në mëngjes është i mirë për shëndetin, këshillat që duhet t’i ndiqni me patjetër

16

Një studim ka treguar se personat që zgjohen herët janë të prirur për të qenë më të aftë dhe të suksesshëm. Studimi i kryer nga Universiteti i Alabamas, ku u shqyrtuan të dhënat e rreth dy mijë personave që i përkisnin moshave nga 25 deri në 74-vjeç, tregoi se ata që ngrihen herët, kanë tendencë të jenë më të shëndetshëm dhe të qëndrojnë në formë.

Njëkohësisht, ata arrijnë ta përballojnë ditën me qetësi, duke bashkëvepruar më mirë me të tjerët dhe duke marrë rezultate më të mëdha nga pikëpamja profesionale. Disa rregulla që duhen ndjekur për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të arritur sukses në jetë.

Zgjohuni gjithmonë në të njëjtën kohë

Me kalimin e kohës, do të mësoheni me orarin e caktuar dhe do të ndjeheni më mirë, më të gatshëm, të kthjellët dhe më të prirur për të përqafuar stilin e jetës së re që keni ndërmarrë.

Gjithmonë hani mëngjes

Pavarësisht në çfarë ore zgjoheni, mëngjesi gjithmonë duhet të jetë i bollshëm, i shëndetshëm dhe sa më i ekuilibruar.

Bëni ushtrime

Ushtrimet mund t’i bëni kur të zgjoheni, në mesditë apo para darkës. Ajo që ka rëndësi është të krijoni një moment për t’ju përkushtuar vetes dhe aktiviteti fizik që ju jep forcimin e duhur të energjisë.

Hani rregullisht

Shpesh zgjimi në orare të ndryshme, çon në konsumimin jo të rregullt të vakteve dhe kjo ndikon në kequshqyerje. Prandaj, është shumë e rëndësishme të vendosni një orar kur duhet të hani dhe të siguroni që të konsumoni të paktën tre vakte kryesore në ditë.

Pini shumë ujë

Gjithashtu, hidratimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm por duke shmangur pijet me sheqer ose të llojeve të tjera. Pirja e ujit ndihmon për të qëndruar të hidratuar dhe lejon trupin të funksionojë më mirë.

Gjithmonë shkoni për të fjetur në të njëjtën kohë

Një rutinë e mirë është që orët e gjumit gjithashtu të merren parasysh. Prandaj është e rëndësishme të planifikoni ditët tuaja, në mënyrë që të siguroheni që të mund të flini në orarin e caktuar.