Dafina Zeqiri i është nënshtruar një operacioni në gju. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku shprehet se tashmë kanë kaluar 5 javë nga ndërhyrja dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Autorja e hitit “Zili Zili” ka ndarë disa video me ndjekësit në Instagram, ku shihet ndër të tjera dhe partneri i saj, Dj Geek teksa kujdeset për të në këto momente të vështira. “Kanë qenë 5 javë të gjata”, ka shkruar Dafina krahas fotos.
Tashmë që është rikuperuar presim që Dafina të rikthehet në studio për të punuar për projektet e reja muzikore. Kujtojmë që kënga më e fundit e saj ishte dueti me Ylli Limanin, ndërsa ka premtuar një tjetër këngë domethënëse që flet për problemet e shëndetit mendor. /abcnews.al