Nga Shkodra, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të rëndë edhe për kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratit Basha.
Ai tha se Rama ka marrë peng opozitën dhe kjo situatë kërkon për revolucion e guxim ashtu sikurse ndodhi në vitin 1991.
Berisha deklaroi se Rama është bërë miliarder me paratë e korrupsionit, por edhe të drogës, para që futen në Shqipëri me kontejnerë.Berisha: Së fundmi ai vendosi në kontroll të plotë ish-kreun e opozitës. Ne jemi para një situate të cilën vetëm revolucioni, guximi, vendosmëria juaj do ti japë përgjigjen më të merituar. Shpesh herë kam deklaruar se ky revolucion është i njëjtë me atë të vitit 1991. Rikujtoj si sot datën 29 mars të 1991, kisha një udhëtim elektoral Dibër-Burrel-Klos, e në Tiranë. Dëgjoja gjatë gjithë kohës lajmet, mbështetja ndërkombëtare për Ramiz Alisë është turp i historisë. Radiot lëshonin deklarata për Gorbavoçin e Ballkanit, paçka se ai në janar kishte skuqur Bunën dhe kishte tërhequr rrugëve të rinjtë e Shkodrës.Por asgjë nuk na pengoi ne në revolucionin tonë, në 22 mars të arrinim fitoren plebishitare për të vendosur në Shqipëri demokracinë. Sot kemi një narko kryeministër që kontrollon çdo gjë, disponon miliarda euro të vjedhura në tendera, që vijnë me kontejner nga trafiqet e drogës. Sot kemi një narko-kryeministër që në një vit ka arrestuar 37 mijë shqiptarë, për çështje që nuk arrestohen në asnjë vend të Evropës, por kërkon të ndjellë frikë e terror. Sot kemi një narko kryeministër që largon të rinjtë që të mos mbushen rrugët kundër tij. Sot kemi një narko kryeministër kundër Kosovës. Kemi një narko kryeministër i cili në 7 muaj me avionin e tij privat shpenzon 2.2 mln euro udhëtime vetëm për vanitetin e tij.Por asgjë nuk na pengoi ne në revolucionin tonë, në 22 mars të arrinim fitoren plebishitare për të vendosur në Shqipëri demokracinë. Sot kemi një narko kryeministër që kontrollon çdo gjë, disponon miliarda euro të vjedhura në tendera, që vijnë me kontejner nga trafiqet e drogës. Sot kemi një narko-kryeministër që në një vit ka arrestuar 37 mijë shqiptarë, për çështje që nuk arrestohen në asnjë vend të Evropës, por kërkon të ndjellë frikë e terror. Sot kemi një narko kryeministër që largon të rinjtë që të mos mbushen rrugët kundër tij. Sot kemi një narko kryeministër kundër Kosovës. Kemi një narko kryeministër i cili në 7 muaj me avionin e tij privat shpenzon 2.2 mln euro udhëtime vetëm për vanitetin e tij.