Rrëmbeu 17-vjeçaren, bien në pranga shqiptari 29-vjeçar
Në Amarynthos të Evias, u gjet i mituri, gjurmët e të cilit ishin zhdukur më 10 janar 2022, nga zona e Kallitheas në Athinë.
Policia e Sigurimit të Eretrisë ka vënë në pranga 29-vjeçarin shqiptar, i cili akuzohet për rrëmbimin e të miturit. Sipas informacioneve të raportuara nga mediat lokale, bashkëshortja e divorcuar e shqiptarit, ka njoftuar nënën e 17-vjeçares se vajza e saj ndodhet në shtëpin e tij në Amarynthos.
Mbrëmjen e së dielës (16/1/2022) gruaja ka udhëtuar drejt Evias dhe ka bërë padi për rrëmbimin e të miturës dhe në orët e para të mëngjesit është kryer operacioni policor, shqiptari është arrestuar dhe vajza e mitur është gjetur.
Shqiptari do të dërgohet në Prokurorinë e Kalkidës, ndërsa 16-vjeçarja nuk pranon të kthehet në shtëpinë e saj, për momentin po qëndron nëkomisariatin e policisë në Eretria, derisa shërbimet sociale të vendosin për fatin e saj.