Kryedemokrati Lulzim Basha e ka përjetuar shumë mirë takimin me demokratët.
Basha theksoi se prej kohësh lëvizjet e Berishës i kanë penguar zhvillimet normale dhe takimet me demokratët, si dhe betejën me regjimin e Edi Ramës. Basha gjithashtu foli edhe për prishjen e banesave në zonën e “5 majit” në Tiranë.
“E kam përjetuar shumë mirë takimin me demokratët, sepse prej kohësh lëvizjet e Berishës i kanë penguar zhvillimet normale dhe takimet me demokratët, si dhe betejën tonë me regjimin e Edi Ramës. Ne nuk kemi rreshtuar asnjë ditë me ato që u kemi premtuar shqiptarëve. Kemi bërë opozitë ballore ndaj Edi Ramës. Edhe sot e patë te “5 maji” ku deputetët tanë ishin në krah të banorëve që po dhunohen dhe në komisionin e incineratorëve që ka rinisuar nga puna për mega-skandalin e kësaj qeverie, ku është arrestuar një ish-anëtar i qeverisë Rama”, tha Basha, për RTV Ora.