Home SHOWBIZ Planifikonin martesën, Diletta Leotta zbulon arsyen e ndarjes nga aktori me origjinë...

Planifikonin martesën, Diletta Leotta zbulon arsyen e ndarjes nga aktori me origjinë shqiptare (FOTO LAJM)

26

Ylli i telenovelave Can Yaman dhe Diletta Leotta patën një romancë që zgjati vetëm pak muaj. Në një kohë kur mediat raportonin se ata kishin planifikuar martesën, ata i dhanë fund gjithçkaje. Askush nuk e kuptoi arsyen dhe pse aktori me origjinë shqiptare dhe prezantuesja vendosën të ndiqnin rrugë të ndarë.

Leotta në një intervistë me Silvia Toffanin për Verissimo ka rikthyer atë periudhë të shkurtër por intensive që ka jetuar përkrah aktorit turk. Më pas, ajo foli për propozimin për martesë pas vetëm disa javësh nga fillimi i lidhjes së tyre.

“Nuk munda të duroja më për shkak të qëndrimit të tij”, ka thënë ajo.

Me sa duket, aktorit turk i pëlqen shumë të argëtohet, gjë që do të ishte krejtësisht normale, nëse nuk e tepronte shpesh. Pikërisht këto ‘teprime’ duket se e kanë shtyrë Leotta-n t’i jepte fund lidhjes.