TikTok konfirmoi ditën e enjte se po teston suportin për abonimet me pagesë, duke lejuar krijuesit të vendosin tarifa të ndryshme në këmbim të aksesit në përmbajtjet e tyre.
Fillimisht kjo gjë u raportua nga The Information, por kompania nuk ka shpërndarë ende detaje të tjera në lidhje me datën e prezantimit të këtij shërbimi për të gjithë krijuesit apo se sa krijues po marrin pjesë në fazën testuese.
Zëdhënësi i TikTok, Zachary Kizer tha se abonimet janë një koncept që “është prej disa kohësh në testim” dhe se “kompania po mendon gjithnjë për sjellë vlera në komunitetin e saj dhe për të pasuruar eksperiencën në TikTok”.
Nëse ky shërbim do të adoptohet, do të jetë lëvizja më e re nga ana e TikTok për të ndihmuar krijuesit në platformë të përfitojnë më tepër para përmes përmbajtjeve të tyre.
Mënyra se si TikTok do të shtojë pagesat drejt krijuesve është disi e vështirë për t’u kuptuar. Avantazhi kryesor i këtij aplikacioni është algoritmi i çuditshëm që shfaq përmbajtjet e dëshiruara nga faqjen For You. Kjo është një mundësi për të gjithë krijuesit të arrijnë tek përdoruesit e tjerë dhe t’i bëjnë ato që të abonohen në kanalin e tyre. Mirëpo nëse krijuesit ruajnë përmbajtjet e tyre më të mira për të abonentët me pagesë, përmbajtjet e tjera të tyre mund të mos përfitojnë nga lagoritmi, duke ulur kështu shpërndarjen drejt ndjekësve.
Ky nuk është një problem që haset vetëm nga TikTok, pasi dhe platformat e tjera si Instagram po mundohen të ndihmojnë krijuesit në monetizimin e përmbajtjeve të tyre duke balancuar angazhimin me fansat dhe monetizimin direkt.