TM Roh, presidenti dhe shefi i MX (Mobile Experience) në Samsung Electronics, në postimin e tij të fundit në blog ka bërë një analizë të evolucionit të smartphone-ve dhe ka zbuluar copëza të asaj çfarë mund të pritet nga Galaxy Unpacked që do zhvillohet në shkurt të këtij viti.

Smartphone është një portë drejtë përparimt të pafund. Dhe në Samsung, ne kurrë nuk e kemi marrë këtë si të mirëqenë. Nuk mjafton që inovacioni celular të zhvillohet vetëm me botën. Ne duhet të jemi një hap përpara, kështu që teknologjia jonë mund të ndihmojë në transformimin e mënyrës se si përjetojmë gjithçka rreth nesh dhe ta bëjë jetën tonë më të lehtë. Kjo është arsyeja pse ne vazhdimisht e shtyjmë veten për të kaluar kufijtë përtej asaj çfarë mund të bëjë një smartphone.

Tejkalimi i kufijve për fillimin e kapitullit tjetër në historinë e smartphone-ve 

Në postimin e tij në blog, TM Roh rikujtoi se si në vitin 2011, Galaxy Note duke bashkuar komoditetin e një smartphone me ekranin e gjerë dhe funksionalitetin e tabletëve, arriti ta kthej ekranin e madh në një standart të ditëve të sotme pavarësisht kundërshtimeve të asaj kohe. Gjithashtu, ai deklaroi se S Pen i habiti por dhe i frymëzoi të gjithë të lidhnin kreativitetin me produktivitetin duke shkruajtur shpejt idetë dhe mendimet e tyre në Samsung Notes.

Në vitin 2019, ne guxuam të ripërcaktojmë smartphone-t edhe një herë. Ne lançuam serinë tonë Galaxy Z Fold dhe sollëm një formë krejtësisht të re në industrinë e celularëve. Dizajni ynë i fundit i palosshëm ndryshoi mënyrën se si njerëzit përdornin telefonat e tyre. Me Flex Mode, të zhvillosh video calls  pa përdorimin e duarve është dhe më e lehtë.  Përsëri industria e vuri re dhe gjithmonë e më shumë kompani celulare  tani ndjekin hapat tanë për t’i bërë pajisjet e palosshme inovacionin e rradhës.

Të sjellim risi duke dëgjuar përdoruesit 

Ajo që është interesante të theksohet janë fjalët e TM Roh në lidhje me ambicien që udhëheq Samsung: 

Në një det të ngjashmërisë mes smartphone-ve dhe përditësimeve të përsëritura, ambicia jonë mbetet e qëndrueshme: të zbulojmë sinjalet se transformimi po vjen – duke dëgjuar komentet tuaja – dhe të vazhdojmë të ofrojmë përvoja celulare që na fuqizojnë të gjithëve të evoluojmë.

TM Roh beson se shumë përdorues u befasuan kur Samsung nuk publikoi një Galaxy Note të ri vitin e kaluar. Duke qenë  i vetëdijshëm për entuziazmin dhe vlerësimin që mori seria Galaxy Note dhe S Pen, ai siguron që Samsung  në asnjë mënyrë nuk e ka harruar këtë përvojë celulare që përdoruesit e duan aq shumë.

Evolucioni i ardhshëm i Galaxy 

Në njoftimin e tij publik, TM Roh zbuloi disa detaje që mund të presim nga pajisjet e reja që do prezantohen në Unpacked.

Në eventin Unpacked të muajit shkurt 2022, ne do t’ju prezantojmë me pajisjen më të rëndësishme të serisë S që kemi krijuar ndonjëherë. Gjenerata e ardhshme e Galaxy S është këtu, duke bashkuar përvojat më të mëdha të Samsung Galaxy  në një pajisje të fundit. Me të, ju do të zotëroni natën – duke krijuar fotografitë dhe videot më të mira dhe më të ndritshme që keni realizuar ndonjëherë me një telefon. Ju gjithashtu do të mbizotëroni ditën me fuqinë, shpejtësinë dhe mjetet që nuk mund t’i gjeni diku tjetër. Do të shijoni risitë më të fundit ndërkohë që ndiheni mirë duke qenë pjesë e ekosistemit më të qëndrueshëm Galaxy. Ju do të ndihmoni Samsung të rishkruajë të ardhmen e smartphone-ve edhe një herë. Bëhuni gati për përvojën Galaxy.

Article by Brenton Benja FACEBOOK TWITTERFriday, 21 January 2022 13:14

Related items

Bëhen leak pamjet e para dhe specifikat e Samsung Galaxy A53 5GData e lançimit të Samsung Galaxy S22 besohet se do të jetë 9 shkurtiSamsung prezanton proçesorin e parë me GPU të AMD me ray tracingMore in this category:« Data e lançimit të Samsung Galaxy S22 besohet se do të jetë 9 shkurtiApple publikon disa reklama të reja për iPhone 13 ku vë në dukje fortësinë, baterinë dhe kamerat e tyre »back to top

FOLLOW US

LATEST NEWS

Bëhen leak pamjet e para dhe specifikat e Samsung Galaxy A53 5G

Jan 22, 2022MOBILE

Apple publikon disa reklama të reja për iPhone 13 ku vë në dukje fortësinë, baterinë dhe kamerat e tyre

Jan 22, 2022MOBILE

TikTok po mendon që të lejojë krijuesit të vendosin tarifa abonimi

Jan 22, 2022APPS

Abonohu në listën e Geek Room!

Bëhu i pari që merr njoftimet më të rëndësishme dhe bashkohu me të gjithë fansat e teknologjisë në Shqipëri!

CATEGORIES

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.almarketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristi Hodo
Klementina Mema

geekroom-footer-logo.png

https://accounts.google.com/o/oauth2/postmessageRelay?parent=https%3A%2F%2Fgeekroom.al&jsh=m%3B%2F_%2Fscs%2Fapps-static%2F_%2Fjs%2Fk%3Doz.gapi.en.IsloGm5DHq0.O%2Fam%3DAQ%2Fd%3D1%2Frs%3DAGLTcCNLqLj-f3R5mIaRCoBH1ZffQdA_eQ%2Fm%3D__features__#rpctoken=821796554&forcesecure=1

https://www.youtube.com/subscribe_embed?action_card=1&channelid=UC-o1GHLZUTGqM86k43Heg4g&usegapi=1&usegapi=1&jsh=m%3B%2F_%2Fscs%2Fapps-static%2F_%2Fjs%2Fk%3Doz.gapi.en.IsloGm5DHq0.O%2Fam%3DAQ%2Fd%3D1%2Frs%3DAGLTcCNLqLj-f3R5mIaRCoBH1ZffQdA_eQ%2Fm%3D__features__#id=I0_1642921690457&_gfid=I0_1642921690457&parent=https%3A%2F%2Fgeekroom.al&pfname=&rpctoken=27635433
notification icon

Informohu i pari me një notification për lajmet më të fundit rreth teknologjisë