Partia Demokratike e Durrësit pritet që të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale të 6 Marsit.
Burime bëjnë me dije se në datën 30 Janar, anëtarët e kësaj force politike do ti drejtohen kutive të votimit për përzgjedhjen e një kandidati që do t’i përfaqësojë.
Procesi i votimit do te zhvillohet ose tek Pallati i Kulturës, ose tek godina e Partisë Demokratike në Durrës.
Pak ditë më parë në media u raportua se kandidati që gëzonte mbështetjen e Komisionit të Rithemelimit për Durrësin ishte Ardian Muka, ndërkohë që Lulzim Basha pritej të kandidonte me Luan Hotin.
Ndërkohë që PS do të kërkojë zgjatjen e mandatit për Emirjana Sakon, duke kërkuar rikandidimin e saj në zgjedhjet e 6 Marsit.
Nuk dihet nëse precedenti i Durrësit do të ndiqet dhe në 5 Bashkitë e tjera, duke iu nënshtruar primareve të propozuara nga Berisha, në mënyrë që PD të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje.