Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit me eksploziv mbrëmjen e sotme në hyrje të shtëpisë së tij në Durrës. Ai tha se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori ka vendosur dinamitin.

Në shtëpi ka qenë familja, djali, gruaja, unë tani erdha. Uroj të jetë rastësi. Nuk ka dëmtime shyqyr, porta është goxha larg nga banesa, shpërthimi ka qenë goxha i madh.

Porta është jashtëpërdorimit, por çfarë rëndësie kanë. Kamerat i kanë filmimet. Një njeri me kapuç i cili është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin tek mekanizmi që hap portën dhe ka shpërthyer”.https://www.youtube.com/embed/E-GVlOTBGCU?feature=oembed

I pyetur nëse ka ndikuar konflikti dhe skandali i audio-përgjimit që u publikua sot nga FSHF-ja, Duka tha se gjithçka ia lë në dorë drejtësisë.

Se di, nuk e kam idenë, shikoni sa policë dhe hetues i keni këtu, kët janë të gjithë të zotë dhe të aftë, dhe maksimumi deri nesër do ta bëjnë të ditur kush e ka vendosur. Këtu nuk ngel krim pa u zbuluar” tha ai.

Por a ka ai dyshime? “Unë jam ekonomist nuk jam polic, kur të bëhem polic do të kem dyshime”.

Në momentin që u njoftua për shpërthimin në Durrës, Erion Veliaj që është në luftë të hapur me Dukën, e cilësoi ngjarjen si “film”, por kreu i FSHF-së, iu përgjigj “Ç’lidhje ka me filmat, Veliaj është mësuar me skenarë”.