Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka shkuar sot në kantierin ku po kryhen punimet për tunelin e Llogarasë.
Ajo teksa inspektonte zonën me inxhinierët u shpreh se ky projekt po shkon përtej pritshmërive duke pasur jo vetëm anën funksionale por dhe atë të dizajnit që do i japë bregdetit pamje madhështore.
Punimet për tunelin e Llogarasë kanë nisur që në 14 nëntor të vitit 2021 ku afati për dorëzimin e projektit ishte 33 muaj.
Hyrja e tunelit do të jetë rreth 500 metra ndërsa koha do të shkurtohet nga 7 deri në 10 minuta.
Balluku: Në hyrje të tunelit pamë shtresa të rrezikshme megjithatë ecuria në 60 ditë është e shkëlqyer. Gjatë verës do kemi një befasim sa i takon kësaj rrugë.Kalova një ditë shumë të ftohtë për të ardhur e për të inspektuar të gjitha rrugët në këtë rajon, jemi në një të ftohtë polar.Ndodhemi në hyrje të tunelit dhe për mua është një ditë e shënuar, stafet janë në krye të detyrës dhe makineritë në punë. Për arsye sigurie nuk do futemi brenda por kemi shpresa që punimet do ecin para.Sa i përket dizajnit ka atë më të mirin si urë, krahas funksionit për një shkurtim të rrugës, do ketë dhe pamje fantastike pasi mundëson hyrjen për në bregdet, Rivierës së Jugut.Ditët e fundit duke qenë se të gjithë ata që lëvizin në jug më dërgojnë foto duke thënë qenka me dy tunele, faktikisht është ai i emergjencës njëri.
Kanë disa kritere teknike për ndërtimin e tyre, çdo 500 metra ka një dalje emergjente. Nga gjithë studimet e fizibilitetit volumi I trafikut në këtë zonë përputhet me tunelin dhe kapacitetet e tij.