Afrika e Jugut është goditur nga stuhia tropikale Ana, duke shkaktuar të paktën 77 viktima. 48 viktima janë regjistruar në Madagaskar ndërsa 130.000 persona janë evakuuar, 11 viktima janë regjistruar në Malavi dhe 18 në Mozambik.
Pasi kaloi Oqeanin Indian, stuhia tropikale Ana goditi veriun dhe qendrën e Mozambikut. Më shumë se 10,000 shtëpi u shkatërruan, gjithashtu janë shkatërruar dhjetëra spitale dhe shkolla.
Qeveria dhe OKB vlerësojnë se numri i të prekurve është 500,000 njerëz në disa provinca. Një stuhi e re, e quajtur Batsirai, e formuar në Oqeanin Indian pritet të godasë vendin në ditët në vijim, sipas Shërbimit Meteorologjik të Mozambikut. Gjithashtu mund të kthehet në një “stuhi tropikale të rrezikshme në orët e ardhshme”, ka paralajmëruar në një deklaratë Organizata e Kombeve të Bashkuara.Afrika Jugore, veçanërisht Mozambiku, është goditur vazhdimisht nga stuhitë dhe ciklonet e forta gjatë viteve të fundit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke zhvendosur një numër të madh njerëzish.