Pajisja elektronike vuri në lëvizje policinë
Një alarm fals për lëndë plasëse vuri në lëvizje policinë e Elbasanit,forcat zjarrëfikëse si dhe forcat special xhenerie këtë paradite të së premtes.
Një telefonatë në drejtorinë e Elbasanit rreth orës 10: 15 ku raportohej për një objekt të dyshimtë në brendësi të një kontenieri mbetjesh ngriti në këmbë policinë e cila bëri rrethimin e zonës dhe ndaloi qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve.
Fillimisht u dyshua për një minë me sahat për shkak të pulsimit të vazhdueshëm brenda koshit në zonën që njihet ndryshe edhe si kryqëzimi Dinamo në qytetin e Elbasanit por pas verifikimit nga efektivi xhenier rezultoi se bëhej fjalë për një pajisje elektronik e cila përdoret për karikimin e telefonave celularë.
Për të parandaluar çdo incident të mundshëmn në vendin e ngjarjes ishin edhe forcat zjarrëfikëse të repartit të Elbasanit ndërkohë nga ana tjetër për asrye siguria banorët e lagjes nuk u lejuan që të lëviznin as nga banesat as nga bizeset e zonës.
Pas verifikimit efektivët u larguan nga vendngjarja duke lënë pas vetëm koshin e rrëzuar I cili ngriti në alarm forcat e rendit e në fund fatmirësisht rezultoi “I parrezikshëm”.