Home ELBASANI SOT NGROHJA NË UNIVERSITETE E “ÇALË”

NGROHJA NË UNIVERSITETE E “ÇALË”

16

Ngrohja bëhet e pjesshme

Temperatuart e ulta që kanë shoqëruar vendin tonë gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi në mbarëvajtjen normale të proçesit mësimor.

Edhe pse gjatë ditëve të acarit Ministria e Arsimit vendosi të pezullonte mësimin kjo nuk ndodhi me studentët e universiteteve. Sipas studentëve të unviversitetit “Aleksandër Xhuvani” edhe psë universiteti ka sistëm ngrohjeje me kaldaja ato janë të vendosura vetëm në sallat e mëdha të leksionve ndërsa në ato ku zhvillojnë orët e seminareve nuk ka.

Sa i takon kaldajave në ato klasa ku janë  sërisht nuk sigurojnë  ngrohje plotësisht pasi sallat në të cilat zhvillohen leksionet janë shumë të mëdha dhe kaldajat nuk çlirojnë mjaftueshëm nxehtësi .

Për shkak të masave anti-covid gjatë proçesit mësimor studentët janë të detyruar që të mbajnë hapur dyert dhe dritaret duke u ekspozuar edhe më tepër ndaj të ftohtit.