Home SHOWBIZ Besojeni ose jo, kështu ndihet Kim për Pete Davidson!

Besojeni ose jo, kështu ndihet Kim për Pete Davidson!

13

Kim Kardashian dhe pete Davidson janë zyrtarisht një çift, pasi janë parë shpesh shumë të afërt në shoqërinë e njëri-tjetrit, me pushime së bashku e në dreka e darka duke u përkëdhelur.

Në njëfarë mënyre, pa fjalë, ata konfirmuan romancën e tyre ndërsa Kanye West ende shpresonte të rikthehej me ish-bashkëshorten.

Burime pranë yllit të “KUWTK” kanë treguar se Kim ka rënë kokë e këmbë në dashuri me aktorin (dhe po ashtu, ai me të).

Ajo ndihet më mirë se kurrë, ndihet rehat me Pete dhe i pëlqen fakti që ai është shumë i thjeshtë dhe bën humor gjatë gjithë kohës.

Madje, burimi tregon se Kim ka nisur të bëjë gjëra që s’i ka bërë ndonjëherë në jetën e saj, përfshirë këtu aventurat e shumta me Pete.

Ata po njohin miqtë e njëri-tjetrit dhe duket se gjërat po bëhen serioze nga dita në ditë.

Pete Davidson, i njohur për humorin dhe personalitetin e tij karizmatik, gjithashtu ka dalë nga “vetja” për tè bërë një deklaratë të fortë, që lidhet me partneren e tij, Kim Kardashian.

Ai tha se e konsideron lidhjen e tij me Kim Kardashian “marrëdhënien më të rëndësishme” që ai ka pasur ndonjëherë, sipas një burimi për median “Hollywoodlife.”