Home AKTUALITET Serbia bllokon prodhimet shqiptare/ Eksportuesi nga Shqipëria pengohet. Specat do groposen

Serbia bllokon prodhimet shqiptare/ Eksportuesi nga Shqipëria pengohet. Specat do groposen

27

Afërsisht 3 ton e gjysmë speca të kuq nga Shqipëria do të groposen në shtetin Serb. Në datën 17 janar para se eksportuesi Rrapi Hazizi të niste kamionin me 10 perime të ndryshme për në Serbi, ai I analizoi ato në një laborator të akredituar . Sipas kësaj fletanalize speci i kuq është cilësor.

Në datën 19 janar institucioni serb që kontrollon ushqimin, vendos të rianazojë kamionin që ishte i ngarkuar me perime, nga analizat doli  që  speci i kuq kishte ngarkesë të lartë pesticidesh.

Agronomët thonë se sa më shumë kohë të kaloj, aq më lehtë shpërbëhet lënda active e pesticidit. Por cuditërisht analiza e dytë e bërë në serbi tregoi të kundërtën.

Edhe pse eksportuesi kërkoi ri-analizim të produktit në një shtet tjetër të BE-së, kjo kërkesë u rrëzua nga shteti serb, për pasojë vendimi u mor që speci i kuq të groposej.

Rrapi Hazizi: Nuk na shqetësoi se përse shteti serb bën analiza, ai normalisht do të kërkon më të mirën për konsumatorin, por kur ne kërkojmë një analizë tjetër, rezultati nuk mund të dalë më i lartë se analiza e parë. Dhe e dyta ajo që na ka vrarë më shumë është se  kur ne kërkojmë analizim në një shtet tjetër si Italia ose Greqia, u çuditëm që komunikimi ynë u ndërpre.

A mendon se ky veprim ishte tendencioz?

Rrapi Hazizi: Jo, mendoj se ndoshta ka qenë gabim.

Sipas Open Balkan certifikata tona fitosanitare duhet të njihen edhe në Serbi, çfarë ndodhi nuk i besuan analizave që keni bërë në Shqipëri?

Rrapi Hazizi:Jo, ata nuk na besuan edhe pse ne analizat i kishim bërë në një laborator të akredituar. 

Dëmi ekonomik që iu bë eksportuesit Rrapi Hazizi kap vlerën e 9 mijë eurove, ai thotë se pas kësaj ngjarje Ministria e Bujqësisë shqiptare ka kontaktuar me ministrinë e bujqësisë serbe, për t’i kërkuar korrëktësi në kontrollin ushqimor që I bëhet prodhimeve bujqësore shqiptare.

Top Channel