Këtë të dielë Komisioni i Rithemelimit në degën e Partisë Demokratike në Durrës po mban primaret, për të zgjedhur kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit.

Procesi i votimit ka filluar pak minuta më parë dhe do të vazhdojë deri në orën 17:00.

Mësohet se anëtarët po votojnë me tesrën e PD-së dhe me kartën e ID. Në qoftë se demokratët nuk kanë emrin në listë për të votuar por posedojnë kartën e anëtarësisë ata mund të marrin pjesë në votim.

Pjesëmarrja në votim deri tani ka qenë normale, pasi pritet që të marrin pjesë rreth 2000 anëtarë të PD Durrës.

Gara zhvillohet midis urbanistit Ardian Muka dhe 28-vjeçares Silvja Gjepali.

Vajza e re është prej 14 vitesh pjesë e strukturave të Partisë Demokratike në Durrës, e anëtarësuar që në vitin 2008, dhe që prej asaj kohe është angazhuar së bashku me të rinj të tjerë në fushatat elektorale për zgjedhjet vendore dhe parlamentare.