Reshjet e shiut pritet që të përfshijnë të gjithë vendin. Ndonëse mëngjesi ka nisur i kthjellët, meteorologu Hakil Osmani parashikon se nga pasditja do të nisin reshjet. Zonat malore do të jnë nën pushtetin e dëborës.https://www.youtube.com/embed/GL3M93sz99Q?feature=oembed
“Kjo javë ka nisur në nominimin e kthjellimeve por orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin vranësira në territorin shqiptar të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në orët e para të mëngjesit të ditës së martë dhe në pothuajse gjithë ditën do të kemi reshje shiu në ultësirën perëndimore ndërsa në zonat malore pritet të kemi reshje dëbore”.
Nga e marta dhe e mërkura do të kemi sërish rënie të temperaturave. Osmani thotë se parashikohet që edhe fundjava të jetë me reshje shiu.
“Dita e mërkurë sjell dominim të kthjellimeve në territorin shqiptar me vranësira të pakta të cilat nuk do të gjenerojnë reshje. Fundjava ka sinjale që të kemi sërish prezencë të reshjeve. Temperaturat mbeten në vlera normale në ditën e sotme por nga e marta dhe mërkura kemi rënie graduale të vlerave termike duke bërë që mesjava të sjellë temperatura deri në -8 gradë celsius”. /abcnews.al