Në një përgjigje për gazetaren e Fax News Rovena Cerka për akuzat e vjedhjes së votës dhe dosjen e famshme 184, kryeministri Edi Rama tha se për të blerë zgjedhjet nuk do të mjaftonte as fabrika e parave të LSI-së.

Por brenda minutash ka ardhur dhe reagimi i Kryemadhit, e cila i kërkon kreut të qeverisë që të bëjë durim deri nesër, pasi do të çmontojë abuzimin me paratë të PS-së për blerjen e votave.

Kryemadhi:

Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!

Kryetarja e LSI-së e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion, tha se dosja 339 dhe 184 do të duken si asgjë përballë provave të reja që ajo do të publikojë gjatë ditës së nesërme.

“Brenda dy ditësh ju jap fjalën të tregoj me prova se si Edi Rama e manipuloi skemën politike dhe ndërhrjen në zgjedhje, 184-a nuk do ju duket gjë përpara këtyre. Socialistët e ndershëm do t’i japin fund konfliktit ekonomik-social në vend. Kjo opozitë që është sot është për shkak të falsifikimit jo vetëm të identitetit politik por edhe ekonomik të shqiptarëve. Se mos të merr ndonjë nga qeveria ose bashkia që të mos më marrësh në emision“, tha mbrëmjen e djeshme Monika Kryemadhi.

(E.K/Faxweb.al)