DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Më në fund Sali Berisha zyrtarizoi vetëm partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri:
Korrupsioni, Politikën e vjetër
Lajmet e rreme dhe disinformimin.
Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.
Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje.
Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte dosjen 184, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
Partia e vjetër Meta-Berisha-Rama ka 2 qëllime:
- Të dëmtojë PD dhe demokratët
- Të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën.
Ajo është streha për Ilirin dhe Saliun.
Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.
Zgjedh Berishën dhe Metën, dhe mban Ramën.