Pasi anuloi shfaqet në Las Vegas së fundmi, raportohet se këngëtarja Adele ndodhet mjaft keq dhe e ‘shkatërruar’.

Shumë fansa, që kishin udhëtuar nga e gjithë bota, u trishtuan kur këngëtarja shpjegoi me lot në sy arsyen se përse duhet të anulonte shfaqet.

“Gjysma e stafit tim … janë të prekur nga Covid dhe ishte e pamundur të zhvilloja shfaqjen. Jam shumë e mërzitur dhe jam shumë e turpëruar”, shpjegoi ajo mjaft e prekur.

Teksa fansat iu ‘vërsulën’, mësohet se Adele po e vuan shumë reagimin e tyre të ashpër.

Një burim thotë: “Adele nuk është në gjendje të mirë, ajo mezi ha dhe mezi fle. Shtyrja e shfaqjes nuk ishte një vendim që ajo e mori lehtë dhe thjesht nuk është mësuar me një reagim të tillë dhe me sulme kaq të hidhura nga fansat. Ajo është shumë e ndjeshme dhe nuk është dikush që mund t’i kalojë kollaj fare kritika kaq të ashpra”.

Nga ana tjetër, familja e Adele kërkon që ajo të rikthehet në Britani.

Burimi vazhdon: “Familja e Adele, veçanërisht mamaja e saj, me të cilën ajo është shumë e afërt, po e lusin që të kthehet në shtëpi. Nëna e saj mund ta shohë se sa e brishtë është ajo dhe i ka thënë se ka nevojë për ngushëllimin dhe dashurinë e tyre. Nga ana tjetër, Adele është krenare që është britanike por është shumë e hidhëruar që fansat e saj nga Mbretëria e Bashkuar janë mjaft të zhgënjyer me të”.