Një kope me bagëti të imëta është bllokuar në pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandë nga shërbimet e Policisë Kufitare. Tufa e deleve janë bllokuar në fshatin Çiflik, Konispol.
Në lidhje me ngjarjen është ndaluar një shqiptar i cili po e fuste tufën e deleve nga Greqia në Shqipëri nëpërmjet kufirit.
“Në përfundim të veprimeve hetimore është proceduar penalisht shtetasi A. A., 32 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”,- shkruhet në njoftimin e Policisë.