Automjeti me të cilin udhëtonin ra në lum pas aksidentit

Një aksident tragjik me pasojë humbjen e jetës së 3 personave  ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku një makinë tip Mercedez u  përplas me një mjet tjetër, dhe përfundoi në greminë, duke u fundosur në rrjedhën e lumit Shkumbin.Në mjetin tip ML që po udhëtonte drejt Librazhdit, ishte duke udhëtuar një familje me 5 persona nga Kalimashi, 3 prej të cilëve u nxorën të vdekur nga lumi, dhe 2 të tjerë me shenja jete.

Viktimat janë Elmi Keqa vjeç 53 dhe bashkeshortja Elona Keqa vjec 35 dhe shtetasi Elis Sulmataj 18 vjeç

Të plagosur rëndë  janë shtetasi Elisiado Keqa rreth 10 vjec, Ambra Halili rreth 20 vjec për shkak të aksidentit të rëndë dy të plagosurit u dërguan me urgjencë drejtë spitalit të Librazhit dhe më pas drejtë Tiranës për ndihmë mjeksore më të specializuar.Operacioni i nxjerrjes së trupave nga makina në lum ishte shumë I vështirë për shkak të terrenit mjaft të thyer, si dhe rrjedhës së lumit, e cila ka qenë e furishme për shkak të reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë natës.Është dashur ndërhyrja e fadromës për të bërë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi, ndërkohë që kërkimet në lumë janë kryer dhe nga polumbarë të mbërritur nga Tirana. Si pasojë e aksidentit mjeti tjetër I përfshirë në të për rreth 1 orë qëndroi në vendin e ngjarjes duke bërë që kalimin në këtë aks të bëhej vetëm nga njëra korsi. Ky ishte aksidenti I dytë me pasoje humbjen e jetës në qarkun e Elbasanit në më pas se 24 orë pasi gjatë paradites së djeshme në askin rrugor Elbasan-Metalurgji si pasojë e përplasjes nga një mjet humbi jetën një 50-vjeçare.